Disa persona të pa autorizuar mëngjesin e sotëm kanë hyrë në zyrat e QKUK’së në të cilat ndodhet administrata e QKUK’së.
Klan Kosova merr vesh se një pjesë të zyrave të administratave në QKUK, u janë ndërruar bravat ku si pasojë punëtorët kishin të pamundur hyrjen për në vendet e tyre të punës.
Policia e Kosovës dhe ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hulumtuar rreth këtij rasti.