Loading…

Bassuener: Ndryshimi i kufijve zgjidhje e gabuar dhe e rrezikshme

  • 11/09/2018 | 11:37

Bassuener: Ndryshimi i kufijve zgjidhje e gabuar dhe e rrezikshme

Mungesa e ekspertëve si e ndihmës sekretarit të shtetit të ShBA-ve Brian Hoyt Yee, ka hapur mundësi për zbatimin e agjendave si kjo për ndryshimin e kufijve apo këmbimin e territoreve, thotë analisti Kurt Bassuener

“Ideja e ndryshimit të kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës ditëve të fundit ka përjetuar një presion të caktuar dhe ndonëse ende është në qarkullim, është më pak e sigurtë”, mendon Kurt Bassuener, analist i Qendrës për demokratizimin e politikës (DPC) nga Berlini, transmeton gazetametro.net.

Në një bisedë për Eadion Evropa e Lirë (në gjuhën serbe), Bassuener vlerëson se indiferenca e administraës së re amerikane për Ballkanin, në të cilin shihet qartas mungesa e ekspertëve si e ndihmës sekretarit të shtetit të Shteve të Bashkuara të Amerikës Brian Hoyt Yee, ka hapur mundësi për zbatimin e agjendave si kjo për ndryshimin e kufijve apo këmbimin e territoreve dhe ata që i zbatojnë llogarisin në to.

DPC para do kohe, kur është paraqitur kjo ide, ka marrë përkrahjen e përfaqësueses së BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini dhe Johannes Hahnit, u ka dërguar një letër zyrtarëve evropianë, të cilën e kanë nënshkruar shumë ekspertë për Ballkan, pastaj intelektualë dhe artistë, duke tërhequr vërejtjen për një veprim të tillë.

Në konstatimin se ka ekspertë të cilët e kanë përkrahur këtë ide, Bassuener thotë se disa, si ish-përfaqësuesi i lartë Wolfgang Petrrisch, deri diku është palë e interesuar, ndërsa të tjerët e shohin si zgjidhje potenciale për problemin shumëvjeçar dhe janë të gatshëm të pranojnë gjithëçka për çka do të pajtohen dy platë, gjë që, mendon ai, është e gabuar dhe e rrezikshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë