Loading…

“Bashkimi kombëtar” – Pacolli: Kosova dhe Shqipëria duhet te funksionojnë si dy shtete të pavarura

  • 03/03/2021 | 23:04

“Bashkimi kombëtar” – Pacolli: Kosova dhe Shqipëria duhet te funksionojnë si dy shtete të pavarura

Pacolli për bashkimin kombëtar: Kosova dhe Shqipëria duhet te funksionojnë si dy shtete të pavarura

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur për herë të parë lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar.

Pacolli, nëpërmjet një komenti në ‘Facebook’, teksa ka lavdëruar historianin Jusuf Buxhovi, i cili sot në ‘Pressing’ foli edhe për bashkim kombëtar, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të qëndrojnë si dy shtete.

“Une jam i mendimit qe bashkepunimi ekonomik duhet te perfekcionohet e administrativishte, neve na nevoiten dy shtete”, ka thënë Pacolli.

Reagimi i tij vjen në kohën kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, foli lidhur me një referendum të mundshëm për bashkim kombëtar, por për të cilin tha se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, shkruan Express.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë