Loading…

Bashkimi Europian zbulon agjendën për takimin Kurti-Vucic

  • 16/08/2022 | 21:46

Bashkimi Europian zbulon agjendën për takimin Kurti-Vucic

Të enjten në Bruksel do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi.


Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të ndërmjetësohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak, njofton Zyra për Media e BE-së.

“Takimi do të nisë në 10:30 dhe në fokus do të jetë rruga para në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu do të adresohen çështjet aktuale me synim të uljes së tensioneve. Borrell gjithashtu do të mbajë takime të ndara me secilin nga liderët”.

Pas takimeve Borrell do të mbajë konferencë për media.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë