Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e Kosovës për dy ndeshjet miqësore në qershor.
VFL Osnabruck është skuadra gjermane në të cilën Ajdini luan, e madje ai ka pasur edhe një reagim aty pas ftesës së Kosovës.
“Të ftohesh nga kombëtarja e vendit tim për herën e parë sigurisht që më mbush me krenari. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se deri kur të vijë koha, do të përqëndrohet në ndeshjet që do t’i luajë klubi të enjten dhe të dielën.
Kosova do të luajë ndeshje miqësore më 1 qershor në orën 18:00. kundërshtari është San Marino, më 4 qershor në orar të njëjtë ndaj Maltës.
Bashkim Ajdini ist erstmals vom kosovarischen Fußballverband für zwei Länderspiele nominiert worden. 🟣
Zur Meldung
👉 https://t.co/7kekqYhe2N#vfl1899 pic.twitter.com/HwXvKaDWCS— VfL Osnabrück (@VfL_1899) May 25, 2021