Loading…

Bashkësitë fetare në Kosovë dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini: Po cenohet vullneti i Zotit

  • 23/02/2022 | 17:26

Bashkësitë fetare në Kosovë dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini: Po cenohet vullneti i Zotit

Bashkësitë fetare në Kosovë kanë dalë të bashkuara me një deklaratë njëzëri kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil, transmeton Gazeta Metro. 


Këto bashkësi në një konferencë për mediat kanë shprehur shqetësimin lidhur me projektligjin për ndryshimin e Kodit Civil.

“Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind, te drejten e natyrshme gjinore si paracaktim per secilin qytetar”.

“Ta prekesh riperkufizimin e marteses dhe te pjesernarresve ne te, pra te burrit e te gruas e lindur femer, mendojme se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjte”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

“Bashkesite fetare te Kosoves mbesin te bashkuara dhe me nje ze te vetem para ligjvenesve te Kuvendit te Kosoves, para qeverise dhe institucioneve te tjera, qe te hegin dore prej cdo ndryshimi, prej cdo riperkufizimi, prej ado riinterpretimi te neneve per tatusin e bashkeshorteve ne vendin tone”, theksohet në këtë deklaratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë