Për rrahjen e dy kosovarëve nga huliganët serbë ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Serbisë.
Myftiu i Vojvodinës, Muhammed Ziljkic ka reaguar ashpër në lidhje me rrahjen që iu bë dy kosovarëve, transmeton gazetametro.net
Myftiu ka dënuar këtë akt, duke thënë se veprime të tilla vetëm sa prishin harmoninë në mesin e qytetarëve dhe i ka quajtur sulmuesit të paskrupullt.
“Bashkësia Islame e Serbisë ka shprehur shqetësim në lidhje me besimtarët e saj për shkak të sulmeve që kanë ndodhur në natën mes të shtunës dhe të dielës, ku dy të rinj shqiptarë u sulmuan. Veprimet e tilla nuk sjellin të mira.
Veprimet të tilla bëhen duke u përpjekur për të minuar harmoninë e mirë që mbizotëron në mesin e qytetarëve tanë. Novi Sad është qyteti ynë, një qytet për të gjithë qytetarët, pa pagesë. Vlerësojmë se kjo është puna e individëve të paskrupullt të cilët vetë nuk e di pse ata e sulmuan dy të rinj të cilët nuk kanë provokuar”, thuhet në reagim.
Dje, dy të rinjë shqiptarë u rrahën në Novi Sad të Serbisë, teksa njëri prej tyre ishte edhe në rrezik për jetë. /gazetametro.net