Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad.
Presidenti Thaçi ka theksuar se dy shtetet ndajnë vlerat e njëjta, por edhe rreziqet, të cilat janë të ndërlidhura me kërcënimet të grupeve terroriste.
“Rreziqet e juaja janë rreziqet tona. Prandaj, bashkëpunimin tonë duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet e sigurisë”, ka theksuar presidenti.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Salameh Hammad, ka përcjellë përshëndetjet e Lartmadhërisë së Tij, mbretit Abdullah II.
Ministri Hammad ka theksuar se nga vizita në Kosovë kanë dalë shumë propozime konkrete për bashkëpunim ndërmjet të gjitha organeve të sigurisë.
Presidenti Thaçi ka falënderuar Jordaninë për mbështeten që i ka dhënë Kosovës në procesin e njohjes dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ministri Hammad, në emër të mbretit Abudallah II, ka ftuar presidentin Thaçi që ta vizitojë Jordaninë në fillim të vitit të ardhshëm.