Në mesin e të 7 asambleistëve të shkarkuar me vendimin e degës së PDK’së në Skenderaj, është edhe vajza e Zenun Kodrës, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.
Kodrës, nuk i ka pëlqyer aspak vendimi që ka ndërmarrë dega në krye me Sami Lushtakun, gjë të cilën e tregoi në mënyrë të drejpërdrejtë përmes një postimi, shkruan Magazina.al.
Ai përmes një postim në rrjetin social facebook ka bashkangjitur disa fotografi ku shihet në shoqëri me komandantin legjendar Adem Jashari dhe me bashkëluftetarë të tjerë.
“Një ndejë në kullen e Komandantit Legjendar Adem Jashari me shoket Fadil Kodren , Xhemë Kodren dhe Beqir Mehen (tani deshmor) duke biseduar rreth organizimit te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves”, ka shkruar Kodra.
Ndryshe, ditë më parë kryesia e degës së PDK’së në mbledhjen e udhëhequr nga Kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt, përfshirë edhe nënkryetarin Bekim Haxhiu, shkruan Gazeta Metro.