Loading…

Bashkëfshatarët e refuzojnë Vitinë, e votojmë në shumë Gëzim Mehmetin

  • 19/10/2021 | 16:09

Bashkëfshatarët e refuzojnë Vitinë, e votojmë në shumë Gëzim Mehmetin

Aleanca Kosova e Re e ka mposhtur Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje në fshatin e lindjes së tij, pra në Marefc.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, banorët e fshatit Marefc të Prishtinës e kanë votuar më së shumti Gëzim Mehmetin e AKR-së. Ai në fshatin e lindjes së liderit të tij të partisë, Behgjet Pacolli arriti të marrë 34 vota.

Arben Vitia në fshatin e tij të lindjes e mori një votë më pak se kundërkandidati i tij nga AKR-ja. Vitia ishte i përzgjedhuri i vetëm 33 banorëve të këtij fshati.

Ndërkaq në shkollën “Fan Noli”, në Marefc të Prishtinës, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori 28 vota, i pasuar nga Uran Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës me 21 vota.

Ndërsa, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë fshat mori vetëm 16 vota.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë