Loading…

Mërgimtarët s’do të presin në kufi dhe s’do të paguajnë kartonin e gjelbër

  • 28/05/2017 | 19:33

Mërgimtarët s’do të presin në kufi dhe s’do të paguajnë kartonin e gjelbër

Që të tre kandidatët për kryeministër tashmë kanë bërë disa premtime. Për vende të punës, arsim, e shëndetësi. Kësaj radhë kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka bërë dy premtime për bashkatdhetarët.


Kreu i AAK’së ka premtuar se bashkatdhetarët nuk të kenë më nevojë që të paguajnë kartonin e gjelbër dhe se gjithashtu nuk do presin me orë të tëra në kufi, ashtu siç jemi mësuar të shohim shumë shpesh.

Haradinaj ka mbajtur një takim me qytetarët e komunës së Vushtrrisë.

“Vushtrria një vend i qytetëruar, një vend i traditës i atdhedashurisë. Me AAK dhe kolegët tanë, në Vushtrri pritet jo punë por pritet të përfundojnë shumë punë të cilat kanë mundur të përfundojnë edhe dikur”, ka thënë ai.

Haradinaj më tutje ka thënë se me qeverisjen e tij bashkatdhetarët nuk do të presim me orë të tëra për të ardhur në Kosova dhe as nuk do të paguaj për karton të gjelbër.

“Motra dhe vëllai jonë që është në diasporë, s’do të paguajë më kartonin e gjelbër, e me prit shumë orë për me ardhur në Kosovë. Unë e kam përgjegjësi me e ndryshuar Kosovën, është fillim i ri, një nisje e re në këtë vend, se i zoti i punës në këtë rast jam unë, kam përkrahje nga AAK, Nisma e PDK”, ka thënë ai, shkruan gazetametro.net

Për më tepër ai tha se në momentin që zgjedhet kryeministër, do t’ju qëndroj afër të gjithë atyre që kanë qëllime për të hyrë në biznes.

“180 mijë ferma janë në Kosovë, shumë familjar që kanë tokë e shtëpi e oborr, që munden të bëjnë diçka, por ne nuk shkuam tek ata e t’i pyesim çka mund t’iu ndihmojmë. Por me qeverinë Haradinaj, të gjithë ata që duan me nis diçka nuk janë më vetëm”, është shprehur Haradinaj./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë