Loading…

Basha: Shipëria të bëjë më shumë për Kosovën

  • 16/01/2017 | 10:24

Basha: Shipëria të bëjë më shumë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratikesë Shqipërisë, Lulzim Basha, kërkoi nga qeveria shqiptare që të bëjë më shumë sesa deklaratat për shtyp në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë ditët e fundit nga treni serb me parrulla “Kosova është Serbi”.


“Përgjigja ndaj këtij provokimi i takon në radhë të parë shtetit të Kosovës, por duhet dhe përgjigje nga Shqipëria. Është e pamjaftueshme që qeveria jonë të reagojë me deklarata për shtyp apo në Facebook”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës shtoi: “I kërkojmë kryeministrit të bëjë më shumë. Unë dhe PD-ja jemi të gatshëm që të japim kontributin tonë në një reagim dhe mbështetje të plotë ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe rikthimin e paqes e sigurisë në rajon”, shkruan Top Channel, transmeton gazetametro.net.

Qindra serbë protestuan dje në Mitrovicën veriore për trenin e  nisur nga Beogradi që u ndalua të hynte në Kosovë. Atyre iu drejtua edhe zv/kryeministri dhe ministrat serbë të qeverisë së Prishtinës.

Presidenti Nikoliç akuzoi administratën e Obamës dhe thotë se shqiptarët duan luftë. Ndërkohë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në reagimin e tij shprehet se qëllimet e Serbisë sot janë të njëjta me ato të Milosheviçit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë