Loading…

Basha: Pavarësia e Kosovës, arritja e dytë më e madhe e historisë shqiptare

  • 17/02/2019 | 14:18

Basha: Pavarësia e Kosovës, arritja e dytë më e madhe e historisë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratikë të Shqipërisë, Lulzim Basha ka uruar qytetaret e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Ai ka thënë se Shpallja e pavarësisë së Kosovës është arritja e dytë më e madhe historisë së shqiptarëve.

‚Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë‘

Tutje ai është shprehur se sot është dita që të kujtojm të gjithë ata që sakrifikuan për këtë arritje dhe se duhet të vazhdojmë rrugtimin në mbrojtjen dhe fuqisimin e pavarsisë dhe të ardhmes euroatlantike.

‘Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje’.

‘Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan’, thuhet në urimin ne Bashës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë