Loading…

Basha nuk ‘përkulet’: Largimi i Ramës, i panegociueshëm

  • 02/05/2017 | 23:08

Basha nuk ‘përkulet’: Largimi i Ramës, i panegociueshëm

Lideri i opozitës në Shqipëri nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për qeveri teknike.


Ky ka qenë mesazhi i Lulzim Bashës, i cili ka dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, ku të “ftuar” përmes një video- konference ishin edhe kreu i PPE-së Daul dhe eurokomisioneri Hahn.

Basha është shprehur se PD është kurdoherë e gatshme për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike, por nuk karriga e kryeministrit është një kusht i panegociueshëm.

Kryedemokrati ka deklaruar se nëse Rama nuk ikën, nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi ne për të arritur zgjedhje të lira”, tha ai.

E papranueshme është të identifikohet se opozita është problemi siç ishte deklarata e Ministrit të Jashtëm Gjerman, kjo për ne ishte e papranueshme.

Ndërkohë, që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi patur asnjë propozim të vetëm nga ai që është përgjegjës për zgjedhjet e lira, qeveria dhe kryeministri. Çfarë do të bësh me drejtorët e mëdhenj të lidhur me krimin? Si do ta zgjidhësh këtë problem për të ofruar garanci? Ti që nuk pranon të heqësh dorë nga karriga jote?Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Ndaj qëndrimi është fare i qartë-Edi Ramës i kërkohet dorëheqja dhe bashkë me PS-në ne të krijojmë një qeveri teknike për të luftuar krimin dhe drogën dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si garanci. Edi Rama rrefuzon të japë dorëheqjen, mban peng një shqipëri të tërë. Kompromenton interesat e shqipëri e madje deri më tani edhe Evropës.

Le të marrim për një minutë skenarin tjetër, merrni pjesë në zgjedhje. PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne e tradhëtojmë këtë kauzë, shumica e tyre kanë të drejtën ta shohin si një fatalitet.

Qeveria teknike, votmi elektronik janë për ne mjete për të realizuar kauzën e madhe të opozitës. Një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë qytetarët shqiptarë…”-tha Lulzim Basha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë