Loading…

Basha: Kemi mbështetje totale nga Uashingtoni

  • 27/03/2017 | 13:02

Basha: Kemi mbështetje totale nga Uashingtoni

“Kemi marrë mbështetje totale në Uashington dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian. Nuk do të ketë asnjë tërheqje”.

Kjo ishte deklarata e Lulzim Bashës nga çadra e protestës së opozitës, duke këmbëngulur se kauzat e Partisë Demokratike mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Për këtë betejë, për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, kemi marrë mbështetje totale në Uashginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore”, deklaroi Basha./ Top Channel

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë