Loading…

Basha jep garanci: Parada e homoseksualëve do mbahet

  • 08/05/2017 | 14:29

Basha jep garanci: Parada e homoseksualëve do mbahet

Parada e homoseksualëve pritet të zhvillohet më 13 maj në Tiranë, pavarësisht protestës së paralajmëruar nga opozita shqiptare.


Organizatat LGBT thanë se kanë marrë edhe garancitë e kreut të PD.

“Aleanca LGBT dhe Pro LGBT njoftojnë përmes kësaj deklarate për shtyp se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ju njoftojmë se ditën e sotme (e hënë 8 maj 2017) organizatorët e Paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhviluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.

Ky takim u zhvillua në një frymë bashkëpunuese. Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulëzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti. U ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë 13 maj.

Nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në Bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut (Rr. Ibrahim Rugova) dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën Vasil Shanto dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.

Është e rëndësishme të kuptojmë se hapësira publike na përket të gjithëve dhe askush nuk mund të ndalojë të drejtën themelore të njeriut për t’u organizuar dhe për t’u shprehur.

Ju njoftojmë gjithashtu se në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri,” thuhet në deklaratën zyrtare. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë