Loading…

Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa

  • 30/04/2017 | 15:36

Basha fton shqiptarët të mos paguajnë taksa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ashpërsoi tonet gjatë deklaratës së tij para protestueseve demokratë në çadër, teksa u bëri thirrje që më 19 qershor, nëse një ditë më parë mbahen zgjedhje, të mos i binden asnjë ligji të republikës së vjetër e të mos paguajnë asnjë taksë.


“Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjësuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul”, tha ai, shkruan Gazeta Shqip.

Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do t’i bindit asnjë ligji të republikës së vjetër”, tha Basha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë