Loading…

Basha ankohet te OSBE: Na vodhën zgjedhjet me para të drogës

  • 05/07/2017 | 14:28

Basha ankohet te OSBE: Na vodhën zgjedhjet me para të drogës

Lulzim Basha e ka kuptuar më në fund se marrëveshja e 17 Majit nuk e ndali manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor.


Në takimin që pati me drejtuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, Lulzim Basha rreshtoi të gjitha momentet që çuan në manipulimin e zgjedhjeve në 25 Qershor.

Në njoftimin që shpërndau Partia Demokratike dallohen disa nga pikat që sipas Lulzim Bashës ndikuan në manipulime:

* blerja masive e votave, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.
* bandat kriminale vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore
* shumëfishimi i  listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës
punësimet masive në administratë dhe ente publike
* përdorimi i parave të përfituara nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike
* policia nuk ndërmori asnjë veprim, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte
* Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, i tha Lulzim Basha vëzhguesve të OSBE-së, por “prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri”.

Pikërisht parandalimi i fenomeneve të tilla ishte arsyeja që kreu i Partisë Demokratike qëndroi për më shumë se 8 orë me kryeministrin Edi Rama. Në fund ai ra dakort që 6 ministri dhe disa drejtori, të drejtoheshin nga njerëz të propozuar nga PD, shkruan Lapsi.

Gjatë fushatës, Basha nuk foli në asnjë moment për rrezikun e manipulimit, madje ditën e zgjedhjeve, PD nuk pati asnjë deklaratë për këto çështje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë