Loading…

Bardosh: Ja çfarë janë mundësitë për arritjen sivjet të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

  • 22/03/2019 | 15:45

Bardosh: Ja çfarë janë mundësitë për arritjen sivjet të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë

Eksperti për Evropën Juglindore thotë se në Prishtinë dhe Beograd mungojnë kapacitetet politike për të arritur një marrëveshje.

“Pikëpamja ime për situatën është kjo: në Prishtinë dhe Beograd nuk ka kapacitete politike që tash të arrijnë një marrëveshje. Gjithashtu, nuk është e qartë sa ka mbështetje në Bruksel dhe Uashington për këtë. Kam përshtypjen se në këtë moment nuk duket se do të ndodhë diçka e rëndësishme” deklaroi Bardosh për Radion Evropa e Lirë.

Eksperti nga SHBA-të, tërheq paralele mes bisedimeve Kosovë-Serbi dhe procesit të komplikuar që kishte ndodhur në bisedimet për arritjen e marrëveshjes së Dejtonit për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Nëse kujtojmë luftën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjithë atë që bëri qeveria amerikane kur Richard Holbrooke (1941 –2010) i dërgoi liderët (e Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë) në Dejton dhe i la aty për tre javë derisa u dakorduan për një marrëveshje. Kur e shohim këtë nivel të angazhimin, mendoj se jemi larg një marrëveshje për Kosovën”, tha Bardosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë