Ardhja e Ronald Koeman në kry të shtabit teknik te FC Barcelona, duket se ka ndikuar për mirë edhe te Ousmane Dembele, i cili tash nuk pritet të largohet, transmeton Gazeta Metro.
Sulmuesi i krahut u transferua në ‘Camp Nou’ në verën e vitit 2017, por shkaku i lëndimeve të shumta nuk arriti që të dëshmohet asnjëherë.
Për të vazhdimisht raportohej se interesim kanë shprehur klubet si Liverpool, Paris Saint-Germain, Arsenal e Manchester United, por tani raportohet se ai do mbetet te Barcelona.
Trajneri i ri, Ronald Koeman, beson në aftësitë e 23 vjeçarit dhe synon ta këtë lojtarin në një prej kryesorëve për sezonin e ri që sapo ka filluar.
Ndryshe, Ousmane Dembele ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit 2022. /gazetametro.net