Loading…

Barcelona me Lewandowskin e të tjerë, befasohet në ‘Camp Nou’ nga Rayo Vallecano

  • 13/08/2022 | 23:04

Barcelona me Lewandowskin e të tjerë, befasohet në ‘Camp Nou’ nga Rayo Vallecano

Barcelona kishte më shumë se dhjetë rasteve gjatë 104 minutave të zhvilluara sonte kundër Rayo Vallecanos, megjithatë asnjëherë topi nuk shkoi në rrjetë. Katalunasit kështu e nisin me një barazim pa gola edicionin e ri në La Liga, transmeton Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Camp Nou’ ishin të pranishëm më shumë se 81 mijë tifozë, të cilët patën rastin të shohin nga afër debutimin e Robert Lewandowskit në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës.

Por, në fund ata u ndanë të dëshpëruar nga rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez gjatë pjesës së parë, konkretisht në minutën e 13’të arriti të kaloi në epërsi me anë të Lewandowskit, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Për gjatë gjithë ndeshjes blaugranasit u treguan dominues në fushë dhe në çdo lloj mënyre e kërkonin golin e avantazhit.

Derisa edhe në minutën e 88’të e gjetën përmes Franck Kessie, por edhe ai u anulua për pozicion jashtë loje.

Gol shënuan në minutat e fundit të ndeshjes edhe mysafirët, por për arsyen e njëjtë si në dy rastet e lartcekura edhe atyre iu anulua.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në kampionatin spanjoll u zhvilluan edhe dy ndeshje të tjera: Valladolid-Villareal 0-3 dhe Celta Vigo-Espanyol 2-2. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë