Ish-agjenti i Marco Asensios, Horacio Gaggioli, gjatë një interviste ka folur rreth të ardhmes së ish-lojtarit të tij, për të cilin së fundmi është folur për një largim nga Real Madrdi, gjersa ka treguar se ai kishte refuzuar Barcelonën për ‘Los Blancos’, transmeton Gazeta Metro.
Horacio Gaggioli beson se nëse do të kishte vetëm pak mundësi në formacionin titullar të Carlo Ancelottit, Marco Asensio do të arrinte të bënte ndryshimin në fushë.
”Marco është një lojtar i Real Madridit dhe nëse i jepet mundësia minimale që i nevojitet, ai do të jetë në gjendje të bëjë ndryshimin në Real Madrid. Ata kanë përgjegjësinë e tyre nëse vendos të lërë Asension të largohet, ata kanë fjalën e fundit,” tha ai për Marca.
Më tutje ai shtoi se gjatë vitit 2014 rivalët e ‘Madrilenëve’, Barcelona kishin qenë afër nënshkrimit me 26-vjeçarin, por ofertën e Real Madridit pastaj nuk kanë mundur ta refuzojnë.
”Marco Asensio te Barcelona ishte shumë afër, por oferta e Real Madridit nuk mund të refuzohej,” deklaroi Gaggioli.
Luka Jovic dhe pastaj Marco Asensio janë dy lojtarët më të përfolur në media se mund të largohen këtë verë nga kampionët e Europës. Me këtë të fundit flitet se është afër një marrëveshje me Liverpool. /gazetametro.net