Loading…

Barcelona gjen alternativën e Wijnaldum, hidhet në ‘sulm’ për yllin e Romës

  • 08/06/2021 | 19:59

Barcelona gjen alternativën e Wijnaldum, hidhet në ‘sulm’ për yllin e Romës

Barcelona është duke konsideruar transferimin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini, pasi marrëveshja me Gini Wijnaldum nuk u realizoi.


Katalunasit kishin marrëveshje verbale me holandezin, por në momentet e fundit, PSG-ja ofroi më shumë se dyfishin e pagës që i kishte ofruar Barcelona, andaj lojtari ndërroi mendje dhe vendosi të kalojë në “Parkun e Princave”, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario AS, Barcelona ka hequr dorë nga Wijnladum dhe klubi tani është duke përgatitur ofertë për Pellegrinin.

Pavarësisht që italiani ishte titullar nën urdhrat e Paulo Fonseca, pozita e tij tani është në dyshime me ardhjen e Jose Mourinhos, derisa hynë në vitin e fundit të kontratës.

Barcelona ndoshta do rivalizohet nga Liverpool në javët e ardhshme, të cilët kanë shprehur interesim dhe gjiganti i Seria A kërkon plotë 25 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë