Loading…

Barcelona ende nuk ka vendosur për Depay, tri skuadra të mëdha po monitorojnë situatën e tij

  • 24/06/2022 | 22:26

Barcelona ende nuk ka vendosur për Depay, tri skuadra të mëdha po monitorojnë situatën e tij

Memphis Depay ende nuk e di nëse do të mbetet te Barcelona edhe për një vit apo do të largohet.


Sulmuesi holandez ka kontratë me katalunasit edhe një vit, derisa viti i tij i parë ishte i vështirë.

28-vjeçari kishte probleme me lëndime, derisa zhvilloi 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat.

Reprezentuesi holandez shënoi 13 gola e asistoi në 12 të tjerë, por ai nuk preferohet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.

Kësisoj katalunasit po e vlerësojnë situatën me afrimet e mundshme këtë verë dhe nëse marrin lojtarët e preferuar do ta nxjerrin në shitje holandezin.

Gjithsesi tri skuadrat e mëdha evropiane Inter, Juventus dhe Arsenal po e monitorojnë gjendjen e holandezit para se të bëjnë hapa konkret për transferimin e tij.

Katalunasit synojnë të fitojnë rreth 20 milionë euro nga shitja e ish-anëtarit të Lyonit dhe Manchester Unitedit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë