Loading…

Barcelona do të nis përgatitjet parasezonale pa Ousmane Dembelen, kjo është arsyeja

  • 03/07/2022 | 23:27

Barcelona do të nis përgatitjet parasezonale pa Ousmane Dembelen, kjo është arsyeja

Skuadra e Barcelonës ditën e nesërme do të fillojë përgatitjet parasezonale pa sulmuesin e tyre, Ousmane Dembele, pasi që klubi i kishte dhënë afat deri sonte në ora 21:00 për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, por kjo thirrje nuk është respektuar nga francezi dhe përjashtohet mundësia që ai të paraqitet nesër, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton mediumi spanjoll, AS, ai ka pasur kohë deri në orën 21:00 të kësaj të diele për të komunikuar se ka pranuar ofertën, në mënyrë që të mund të përfshihet në listën e lojtarëve.

Kështu, ai nuk do të jetë në seancën e parë stërvitore të fazës përgatitore e planifikuar të mbahet nesër në ora 19:00 në Ciutat Esportiva.

Mirëpo, te katalunasit besojnë se kjo situatë do të zgjidhet në ditët në vijim, në mënyrë që Xavi Hernandez të dijë nëse mund të llogarisë tek ai.

Bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe kampit të Dembeles raportohet se janë shtuar ditët e fundit, por blaugranasit insistojnë në uljen e pagës së tij në 40%.

Megjithatë, edhe nëse nuk do të arrihet marrëveshja mes palëve atëherë Barcelona e ka menduar edhe zëvendësimin e tij, i cili është anësori sulmues i Leeds United, Raphinha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë