Loading…

Barça, në bisedime të avancuara me klubin e Serisë A për Rey Manajn

  • 31/08/2021 | 16:01

Barça, në bisedime të avancuara me klubin e Serisë A për Rey Manajn

Barcelona, ​​sipas gazetarit të specializuar në merkaton e futbollistëve, Fabrizio Romano, është në bisedime të avancuara me Spezia e Serisë A për shitjen e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Rey Manaj, aktualisht nën urdhrat e Edy Rejas në përgatitjet që po zhvillohen në Varshavë për transfertën e 3 shtatorit me Poloninë.


Edhe pse është grumbulluar rregullisht në takimet e para të sezonit nga Ronald Koeman, Manaj, autor i katër golave në testet parasezonale, ende nuk ka debutuar në LaLiga.

Thiago Motta, një ish-mesfushor i Barçës, është trajner i Spezia, skuadër që po kërkon dëshpërimisht një sulmues “pykë” para mbylljes së merkatos verore.

Për Rey Manajn pati interes konkret nga dy skuadra spanjoll, Mallorca dhe Rayo Vallecano, si dhe nga Freiburgu në Gjermani, por të gjitha ekipet u tërhoqën, pasi Barcelona kërkoi 3 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë