Loading…

Barbarët te portat e qytetit: Kryetari paralajmëron natë të rëndë për Kievin

  • 25/02/2022 | 20:32

Barbarët te portat e qytetit: Kryetari paralajmëron natë të rëndë për Kievin

Ushtria ruse është në portat e kryeqytetit të Ukrainës, ndërsa ukrainasit po rezistojnë tash e dy ditë. Gjithashtu janë raportuar vdekje të shumta në të dyja palët dhe bombardime të shumta mbi Kiev, transmeton Gazeta Metro.


Beteja për Kievin është betejë kyçe që me gjasë do të determinojë krejt luftën që po zhvillohet për momentin në Ukrainë. Gjatë ditës është raportuar se autoblindat ruse janë futur në pjesën veriore të kryeqytetit, por pjesa tjetër është duke rezistuar edhe më tej.

Inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se rusët do të inicojnë ofanzivë të egër për të marrë nën kontroll kryeqytetin ukrainas, ndërsa ushtria ukrainase bashkë me civilët do të rezistojë deri në fund që të mbajë Kievin.

Kryetari i kryeqytetit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar një natë të gjatë e të rëndë, që do të jetë vendimtare për fatin e Kievit.

Klitschko në Twitter shkroi: “Situata për qytetin është kërcënuese, nata e nesërme do të jetë shumë e vështirë, hyrjet kryesore të kryeqytetit dhe objektet strategjike brenda tij do të pajisen me blloqe.”

Gjithashtu tregoi se 5 shpërthime të mëdha u dëgjuan brenda pak minutash në Kiev.

Tanket ruse dhe aviacioni rus që po vjen nga Bjellorusia është në përpjekje për të pushtuar Kievin dhe për të ndërruar qeverinë e Zelenskyt, të cilën do ta zëvendësonte me një qeveri kukull./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë