Loading…

Banorët e Tiranës në panik nga tërmeti, kalojnë natën jashtë

  • 27/11/2019 | 10:36

Banorët e Tiranës në panik nga tërmeti, kalojnë natën jashtë

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit që goditi Durrësin në orët e hershme të së martës, ka shkaktuar frikë te banorët e Tiranës, transmeton Gazeta Metro.


Banorët e kryeqytetit kanë refuzuar të futen në shtëpi duke kaluar gjithë natën jashtë.

Një pjesë e tyre kanë qëndruar brenda në vetura, një pjesë tjetër në parqet pranë banesave të tyre, ndërsa një numër i madh kanë zgjedhur sheshin ‘Nënë Tereza’ për të kaluar natën.

‘Po e munda frikën do të shkoj në shtëpi. Po nuk e munda do shikoj. Shkova në shtëpi vetëm 3 minuta, më kapi ankthi dhe ika’, është shprehur një qytetare.

Bëhet e ditur që deri më tani 28 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit të ndodhur, ndërsa rreth 620 persona kanë mbetur të lënduar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë