Loading…

Banorët e Prishtinës duan më shumë linja autobusi

  • 18/05/2017 | 09:14

Banorët e Prishtinës duan më shumë linja autobusi

Një grup qytetarësh të lagjes “Mati 1”, i janë drejtuar udhëheqjes së Komunës së Prishtinës me kërkesë që t’u ofrohen linja të reja të transportit publik urban, pasi që qyteti është rritur, kurse organizimi i linjave të transportit publik ka mbetur po ai që ka qenë edhe para shumë vjetësh.


E një pjesë e banorëve të lagjes “Mati 1” e kanë themeluar edhe një shoqatë, të emërtuar shoqata e pronarëve të kompleksit banesor “Dafina”, “Mati 1”, në emër të së cilës edhe i është drejtuar kërkesa kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, për linja të reja të transportit publik, që e lidhin këtë lagje me pjesë të tjera të kryeqytetit.

Ndryshe, me ardhjen në pushtet në Prishtinë, Shpend Ahmeti kishte premtuar rregullim të transportit publik. Ai ka blerë disa autobus, por të cilët duket se nuk po përmbushin kërkesat e lagjeve të Prishtinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë