Loading…

Banorët e Lipjanit në rrezik nga bora e papastruar (Foto)

  • 09/01/2017 | 17:01

Banorët e Lipjanit në rrezik nga bora e papastruar (Foto)

Bora e madhe në vend ka vështirësuar qarkullimin si në rrugë nacionale ashtu edhe në ato lokale.

Është raportuar për bllokim të shumë fshatrave në gjithë vendin, derisa janë shkaktuar edhe një numër i madh i aksidenteve në komunikacion.

Banorët e Komunës së Lipjanit janë duke u përballur me probleme tash e sa ditë. Një lexues i gazetës metro.net ka dërguar disa fotografi të gjendjes aktuale, të cilët tregojnë se askush s’po i pastron trotuaret të cilat janë të mbuluara tërësisht me borë dhe banorët e këtij vendi po ecin në mes të rrugës, duke rrezikuar kështu jetën e tyre.

“Ose do të zgjedh të eci në mes të rrugës dhe të rrezikoj jetën nga veturat ose do të zgjedhi të eci trotuareve me borë deri në gju e të rrezikoj të rrëzohem në çdo hap që e bëj. “Hyp se te vrava zhdryp se te vrava”,  shkruan lexuesi i gazetës metro.net./gazetametro.net

2

 

11

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë