Ai ka bërë të ditur se banorët nuk janë pranuar në zyrë nga asnjë zyrtarë komunal dhe as nga Ahmeti për t’i shprehur brengat dhe shqetësimet për këtë lagje, transmeton lajmi.net.
“Sot qytetarët e lagjës së Dardanisë ishin të tronditur , më të tronditur dhe më të shqetësuar ishin se asnjë zyrtarë i komunës po as vetë kryetari Shpend Ahmeti nuk i pranoj në zyre për t’i shprehur brengat dhe shqetësimet e tyre rreth kësaj lagje,qytetarët shprehen indinjat të thellë ndaj mënyres dhe sjelljes arrogante të Shpend Ahmetit, ka shkruar Kamberaj në Facebook.
“U dogjen 11 vetura në qender të qytetit, kto dëme u shkaktuan nga vet Komuna , për shkak të moskujdesjes , sepse Bashkësia Lokale e Dardanis ka kërkuar disa herë të vihen pengesat dhe shenjat paralajmëruese të rrezikut, si dhe të rregullohet infrastruktura.Këto kërkesa që buronin nga vetë qytetarët hasën në arrogancë dhe injorancë”, ka shkruar ai.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, gjithashtu ka njoftuar se kryetari Ahmeti është paditur në gjyq, dhe do të përballet me kallëzim penal nga qytetarët për rrezikim të jetës si rezultat i vonesave në punimet për ndërtimin e platosë së ‘Kurrizit’. /gazetametro.net