Loading…

Banorët e fshatit Carovik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë, ky është shkaku

  • 05/01/2020 | 13:57

Banorët e fshatit Carovik bllokojnë autostradën Pejë-Prishtinë, ky është shkaku

Banorët e fshatit Carovik të Klinës, gjatë ditës së sotme kanë bllokuar për rreth një orë, autostradën Pejë-Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Kjo protestë u zhvillua si pasojë e pakënaqësisë për energjinë elektrike, pasi që thuhet se në fshat është shumë e dobët.

Siç raporton lajmi.net, banorët e këtij fshati kanë marrë mbështetje edhe nga banorët e Kijevës dhe Mleqanit.

Organizatorët e protestës Florim Mehmetaj dhe Agim Nuraj kanë thënë se protesta nuk do të ndalet deri sa të iu premtohet një zgjidhje e problemit.

Policia ishte në vendin e ngjarjes gjatë protestës në autostradën Pejë-Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë