Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës janë shfaqur të frikësuar sot, kjo pasi që xhandarmëria e Serbisë ka patrolluar pranë shtëpive të tyre, shkruan Gazeta Metro.
Xhandarmëria serbe është futur sot në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku edhe ka kontrolluar një persona para shtëpisë së tij.
Ushtar serbë të armatosur kanë provokuar banorët e fshatit edhe në pjesën tjetër, ku ky fshat është në vijën kufitare me Serbinë dhe i takon Kosovës.
Banorët e Karaçevës janë shfaqur të frikësuar pasi që serbët kanë patrolluar pranë shtëpive të tyre.
Metro ka publikuar disa artikuj me video, ku shihet se si hyn e dalin xhandarmëria e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës. /gazetametro.net