Loading…

Banka Botërore konfirmoi rritjen më të madhe ekonomike të Kosovës në rajon

  • 07/04/2017 | 11:49

Banka Botërore konfirmoi rritjen më të madhe ekonomike të Kosovës në rajon

Kryeministri i vendit  Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e arritur në zhvillimin ekonomik, që është konfirmuar në Raportin e Bankës Botërore, ku është konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.


“Konsideroj se ky është një rezultat që ka ardhur në bazë të angazhimit të tërë Qeverisë, jo vetëm të një sektori, apo të disa sektorëve, por të një sinergjie tonë të përbashkët. Raporti, po ashtu, ka konstatuar se akoma kemi ballafaqime me probleme strukturore sidomos në fushën e punësimit, tek të rinjtë dhe tek gratë, dhe se në këtë aspekt duhet të punojmë edhe më shumë”

” Por, po ashtu, ka konstatuar se jemi shumë më mirë se sa vendet tjera, sa i përket punësimit produktiv, gjë që është një përparësi shumë e madhe, sepse nuk kemi punësim i cili nuk ndërlidhet me efektet e drejtpërdrejta ekonomike”, tha ai.

Mustafa poashtu theksoi se ekzekutivit edhe më tej do ta ketë agjendë kryesore zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë vit të arrijmë dhe t’i përafrohemi normës prej 5 për qind të rritjes ekonomike. Kjo, sipas të gjitha studimeve, krijon një elasticitet të punësimit, i cili fillon të krijoj një korrespondim shumë më të mirë, ose korrelacion pozitiv ndërmjet rritjes ekonomike dhe punësimit”, tha ai, duke shtuar se është detyrë themelore e Qeverisë që të vazhdojë këtë progres, që të përmirësohen indikatorët ekonomikë dhe se me zgjidhjen e këtyre problemeve do të zgjidhen shumë më lehtë edhe problemet tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë