Banka Botërore gjatë vitit 2017, në Kosovë do të financojë tri projekte që kanë të bëjnë me ujin.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Avdullah Hoti gjatë takimit për konsultimet e Kornizës së Partneritetit të Vendit të Bankës Botërore ka deklaruar se Kosova që nga viti 2009 ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga grantet dhe kreditë e buta që Banka Botërore i ka dhënë për shtetin Kosovës.
Ai ka përmendur shëndetësinë, ekonominë, arsimin dhe fushat tjera si përfituese të këtyre mjeteve.
“Si rezultat i mbështetjes të Bankës Botërore këta sektorë dhe ekonomia në përgjithësi ka pasur rritje të vazhdueshme”, ka thënë Hoti.
Ndërsa drejtoresha e Bankës botërore për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore Ellen Goldstein ka kërkuar që institucionet e Kosovës të përfitojnë sa më shumë përmes projekteve sepse jo gjithmonë kreditë e Bankës Botërore do të jenë të buta.
Ajo ka kërkuar që institucionet kosovare të shtojnë rendimentin vendor përmes prodhimeve vendore dhe të bëjnë sa më shumë eksport të tyre.
Pavarësisht se ka thënë ajo rritja ekonomike në Kosovë ishte relativisht e mirë institucionet kosovare duhet të bëjnë më shumë për krijimin e një klime më të favorshme për të bërë biznes.