Loading…

Bandat mafioze më të rrezikshme në botë (Foto)

  • 11/01/2017 | 17:01

Bandat mafioze më të rrezikshme në botë (Foto)

Në botë ka shumë banda mafioze, për fat të keq, të cilat operojnë në mbarë botën. Disa bëjnë biznes duke shitur substanca narkotike, e disa të tjera duke trafikuar qenie njerëzore. Kjo është lista që tregon se cilat janë bandat më të rrezikshme në botë:


1. MS-13
m13
La Mara Salvatrucha, e njohur si MS-13 është bandë e rrugës e formuar në vitin 1980. Kjo bandë është zgjeruar nga Los Angeles, Meksikë, Kanadë, e deri në Washington D.C. Pjestarët e kësaj bande mund të identifikohen shumë lehtë, për shkak se i duan tatuazhet shumë dhe kanë shumë në trupin e tyre, madje ajo çka i bën më “të veçantë” është se në çdo tatuazhë të tyre shihet numri 13.

2.Primeiro Comando da Capital
brazil
Kjo bandë e rrugës është nga Sao Paolo i Brazilit dhe cilëtsohet si më e madhja në vend për shkak se në të janë rreth 13,000 anëtarë. Influenca e tyre më e madhe shihet brenda burgjeve të Brazilit, të cilat ata “i kontrollojnë”. Kjo bandë u formua në vitin 1990.

3. Yakuza
yakuza
“Yakuza”është bandë e cila vjen nga Japonia. Janë banda më e madhe dhe më e organizuara në tërë botën. Përafërsisht thuhet se janë rreth 100,000 pjestarë të tyre! Aktivitetet kriminale të tyre janë prostitucioni, krimet financiare dhe bixhozi. Fjala “Yakuza” do të thotë “i pavlerë” gjë që reflekton se si ata e shohin vetën në këtë botë.

4. Los Zetas
ap110609027062
A keni dëgjuar për kartelet e drogës më të famshmet në botë? Si ato që shfaqen në serialin “Breaking Bad”? Pra, Los Zetas janë njëra ndër bandat më të mëdha dhe më të kqija nga Meksika. Gjithashtu njihen si banda me aftësitë më të mira të teknologjisë. Ky kartel është formuar nga ish pjestarë të forcave speciale të vendit!

5. La Cosa Nostra
league87019_32_logo

Mafia italiane, njihet ndryshe me emrat “The mob”, “The family”, “La Cosa Nostra”por asnjëra nga to nuk është emër zyrtarë. Kjo bandë operon në SHBA dhe në sicili të Italisë, kryesisht. Është njohur për korrupsion politik, trafikim të armëve, vrasje me pagesë, trafikim të drogës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë