Loading…

Bamje akuzon EULEX-in për vendimin e djeshëm

  • 08/11/2016 | 11:22

Bamje akuzon EULEX-in për vendimin e djeshëm

Françesko Flori u shpallë i pafajshëm nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ky vendim për ish-prokuroren e EULEX-it Maria Thuraja Bamieh është jo i drejtë.

Ajo përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ku e ka akuzuar EULEX-in për hetim gjysmak, ka treguar se ankesa e saj është humbur nga tre gjyqtarë të ndryshëm të misionit EULEX.

“EULEX-i dhe Brukseli nuk kanë dashur që të merren me hetimin e rastit tim dhe kështu tre drejtues të lartë e kanë humbur raportin tim, dhe ndaras nga njëri tjetri që të tre kanë bërë po të njejtin gabim administrativ në humbjen e raportit tim”, ka thënë Bamieh.

Ajo tutje ka kërkuar sqarim se pse rasti në fjalë nuk është hetuar edhe pse Kosovës i është premtuar një hetim i plotë i këtij rasti, raporton gazetametro.net

“Provat që janë mbledhur gjatë hetimeve dëshmojnë se ish-gjyqtari i EULEX-it, Francesco Flori nuk ka kërkuar e as pranuar asnjë lloj ryshfeti, e as nuk ka marrë premtim për ryshfet nga të pandehurit në rastet ‘Shpërthimi në Bill Clinton’ dhe ‘Baftiu – Vrasja e trefishtë’, nga familjet, apo avokatët e tyre”, u tha në njoftimin për shpalljen e Françesko Florit të pafajshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë