Loading…

Balluku takon Rizvanollin: Ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të portit të lundrueshëm të gazit në Vlorë

  • 20/05/2022 | 14:32

Balluku takon Rizvanollin: Ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të portit të lundrueshëm të gazit në Vlorë

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pritur në Prishtinë në një takim nga Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.


Në një njoftim në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se me ministren Rizvanolli shkëmbeu mendime sa i takon masave të marra nga të dyja qeveritë për përballimin e krizës energjetike, e cila ka prekur të gjithë botën.

“E njoha me projektin e qeverisë shqiptare për portin e lundrueshëm të gazit në Vlorë, duke ftuar që pjesë e këtij projekti rajonal tashmë të bëhet edhe Kosova, si dhe me projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, tha Balluku, duke i konsideruar këto dy vepra si të rëndësishme me impakt jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë.

“Shprehëm angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në energjetikë”, ka shtuar Balluku. /Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë