Loading…

Ballkani triumfon sonte në Turqi kundër Sivasspor, sipas sondazhit në UEFA

  • 06/10/2022 | 16:50

Ballkani triumfon sonte në Turqi kundër Sivasspor, sipas sondazhit në UEFA

Skuadra e Ballkanit sot me fillim nga ora 18:45 do të takohet me Sivasspor në Turqi. Pak orë para ndeshjes në faqen zyrtare të UEFA’s është shtruar pyetja se cila skuadër është favorite, ku me një për qind diferencë të votave në avantazh janë suharekasit, transmeton Gazeta Metro.


47 për qind e njerëzve mendojnë se skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të marrë tre pikët sonte në qytetin e Sivasit, kurse 46 për qind të tjerë kanë votuar për triumfin e Sivassporit.

Ndërsa, vetëm shtatë për qind e tyre kanë mendimin se ballafaqimi do të përfundojë me rezultat të barabartë.

Për Ballkanin sot do të jetë ndeshja e tretë në grupe të Conference League. Përveç disfatës me Slavia Prague skuadra e drejtuar nga Ilir Daja kishte barazuar në ‘Fadil Vokrri’ me CFR Cluj (1-1).

Ata momentalisht gjenden në vendin e tretë në grupin G me pikë të barabarta me CFR Cluj (1 pikë), ndërsa dy pozitat e para i ndajnë Slavia Prague dhe Sivasspor me nga katër pikë.

KËTU mund të votoni edhe ju nëse mendoni që Ballkani do të triumfojë sonte. /gazetametro.net

Pak orë para ndeshjes me Sivasspor, UEFA me postim të veçantë për golin e Ermal Krasniqit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë