Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore me rezultat bindës 0-3 kundër Llapit sot në ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, duke iu hakmarrur kështu për disfatën 1-4 para disa javësh në Suharekë, transmeton Gazeta Metro.
Mysafirët gjatë gjithë ndeshjes ishin më dominues dhe kërkues në fushë, ndërsa po të ishin më të saktë para portës rezultati mund të ishte ende më i thellë.
Golat për skuadrën e udhëhequr nga Ilir Daja i shënuan Albion Rrahmani (24′), Armend Thaqi (56′) dhe Meriton Korenica (59′).
Me këtë fitore tani Ballkani arrin në kuotën e 37 pikëve dhe gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelore. Ndërsa, Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 20 pikë.
Kujtojmë se Ballkani do të luajë edhe një ndeshje të fazës vjeshtore të Superligës së Kosovës kundër Prishtinës më 11 dhjetor në Suharekë. /gazetametro.net