Loading…

‘Ballkan Show’ në New York, Vucic shpoti Thaçit: Kur do të flasësh ti Hashim në OKB

  • 25/09/2019 | 18:57

‘Ballkan Show’ në New York, Vucic shpoti Thaçit: Kur do të flasësh ti Hashim në OKB

Presidenti serb, Vucic, tani ka rendin pas shpotive të Presidentit kosovar, Thaçi. Pasi mori zemër nga takimi me Presidentin amerikan, Donald Trump, ai lëshoi një salvo drejt Presidentit Thaçi duke e pyetur se kur do të flasë ai para asmblesë së OKB’së. Jo që do të brengoset shumë presidenti kosovar pasi atij e diplomatëve kosovar nuk ju ka ndaluar fjala në OKB më parë,  transmeton Gazeta Metro.


Në përpjekjen e tij të fundit për të luajtur modestin në publikun serb duke ulur pritjet e tyre për suksesin e Serbisë në rrafshin diplomatik ai deklaroi se nuk duhet bërë spektakël arrita të bisedoj me të jo më shumë se një minutë.

Vucic tha për televizionin serb Tv Pink, që po e ndjek hap pas hapi në New York se “SHBA’të janë të interesuara të zgjidhin nyjën kosovare dhe nuk duan që konflikti i ngrirë të vazhdoj edhe një dekadë. Ai vazhdoi me lajkat duke thënë se me “amerikanët mund të bisedohet arsyeshëm dhe me mirëkuptim”.

Vucic e Thaçi po japin një show diplomacie me siguri dhe kjo do të vazhdojë si duket me shpotitë ndaj njëri tjetrit. Radhën e ka Vucic tani i cili tha se: Unë flas në sallën e madhe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së nesër. E pyetja ime është se kur do të flasësh ti Hashim? Kurrë pra, hyre nga dera apo jo, Serbia është në OKB, e ju nuk jeni siç e dini mirë, kështu që mendoni se a doni kompromis” tha Vucic.

Vuci ka nisur thumbimet që para nisjes për në New York duke përsëritur disa herë se kosovarët vërtiten korridoreve, tallje kjo e përsëritur shpesh dhe e harxhuar ka kohë. Kosovës nuk ju ka mohuar fjala në OKB deri tani dhe fjalët e diplomatëve kosovarë janë dëgjuar aq sa ju është dëgjuar atyre serbë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ishte përgjigjur ngacmimeve të Vucic me shpoti të veta duke thënë se Vucic ka ulësen në OKB edhe falë popullit kosovar. Ai kishte postuar edhe një foto tallëse bashkë me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ku kishin shkruar se janë diku në ‘korridore të OKB’së’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë