Loading…

Balla dhe Hasani, dy ministrat shqiptarë nderuan heroin Afrim Bunjaku

  • 25/09/2023 | 19:04

Balla dhe Hasani, dy ministrat shqiptarë nderuan heroin Afrim Bunjaku

Taulant Balla, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani, nderuan në Samadrexhe të Vushtrrisë policin hero Afrim Bunjaku.


Njerëz të shumtë janë mbledhur për ceremoninë e varrimit të rreshterit Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës në Veri.

Në mesin e shumë të pranishmëve janë të paktën edhe dy ministrat e Ramës, Balla e Hasani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.

Presidentja Osmani i ka ndarë çmimin “Hero i Kosovës” familjes së policit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë