Loading…

Balerina e njohur ruse e thotë hapur: Sot, ndjej turp për vendin tim

  • 17/03/2022 | 14:56

Balerina e njohur ruse e thotë hapur: Sot, ndjej turp për vendin tim

Një nga yjet e Teatrit Bolshoi të Moskës, balerina Olga Smirnova, është larguar nga kompania për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe në vend të kësaj do të kërcejë për Baletin Kombëtar Holandez në Amsterdam.


Lëvizja e saj erdhi pak kohë pasi Smirnova e lindur në Shën Peterburg e denoncoi ashpër sulmin ndaj vendit fqinj, duken thënë se “kje e mbushi kupën”. Baleti Kombëtar Holandez deklaroi se ylli rus është i “mirëpritur me krahë hapur në radhët e tij.

Smirnova iu bashkua Bolshoi në vitin 2011, e shumë shpejt mori role kryesore në shfaqje të rëndësishme si “Liqeni i Mjellmave” e “Giselle”.

Që prej atëherë, ajo ka bërë turne ndërkombëtar me trupën e baletit të teatrit prestigjioz, e madhja ka interpretuar si e ftuar edhe për Teatrin e Baletit Amerikan dhe Baletin Shtetëror në Vjenë.

Por Smirnova, gjyshi i së cilës është ukrainas, shkroi në Telegram se është “kundër luftës me të gjithë forcën e shpirtit tim”.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të turpërohem për Rusinë”, shprehet ajo në deklaratën, e cila më vonë u ribotua nga Baleti Kombëtar Holandez.

“Unë kam qenë gjithmonë krenare për popullin e talentuar rus, për arritjet tona kulturore dhe ato në atletikë. Por tani ndjej se është kapërcyer një vijë që nuk duhej shkelur. Njerëzit po vriten, po detyrohen  të braktisin shtëpitë e tyre. Kush mund ta mendonte disa javë më parë se e gjithë kjo do të ndodhte? Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj kësaj katastrofe globale”, është shprehur ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë