Loading…

Balaj dhe Xheladini dëshmorët e së ardhmes (Video)

  • 10/02/2017 | 13:42

Balaj dhe Xheladini dëshmorët e së ardhmes (Video)

Dy emra që në vitin 2007 iu bashkuan një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë po qëndrojnë të gdhendur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ata më s’janë, pasi u vranë nga plumbat e policëve rumunë, të UNMIK-ut, që hapën zjarr ndaj protestuesve në 10 shkurtin e vitit 2007.


Emrat e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, tashmë po kujtohen si emra që dhanë jetë për lirinë e kombit. E sipas Glauk Konjufcës, i cili bashkë me familjarë, aktivistë dhe bashkëpartiakë bënë homazhe tek vendi i rënie, ata janë dëshmorët e së ardhmes.

Konjufca, duke kujtuar ditën e asaj proteste dhe armët e zjarrit të drejtuar ndaj qytetarëve që merrnin pjesë tregoi që përveç vrasjes së Monit dhe Arbenit, u lënduan edhe 82 aktivistë të tjerë.

Po përveç kësaj Konjufca, sot e atë ditë nuk po pajtohet me sjelljen e politikanëve të cilët sipas tij heshtën dhe u fshehën.

vetevendosje

“Ndërsa pushteti politik atëherë në vend se të mbështeste popullin e vetë, që kërkonte një gjë të nevojshme për kombin tonë, ata atë ditë u fshehën .. gjysma, kurse gjysma e tyre dolën në mbrojtje të kësaj dhune të egër të policisë.  Ne nuk e harrojmë sjelljen e pandershme të këtyre politikanëve, këtyre qeveritarëve në atë kohë”, tha Konjufca.

Ai, tha se Lëvizja Vetëvendosje kurrë nuk do të ndalet duke kërkuar drejtësi për dhjetë shkurtin, pasi që cilëson se ishte një padrejtësi e madhe e cila u la me gjakun e djemve më të mirë të Kosovës.

E kjo datë sipas Konjufcës po ashtu nuk e ka humbur aktualitetin e vetë, duke u zotuar se do ta përfundojnë kauzën për të cilën ranë.

“Mendoj që 10 shkurti jo vetëm që nuk e ka humbur aktualitetin e vetë, por çdo ditë që ka kalu prej atëherë për çdo ditë u ka dhënë edhe më shumë të drejtë këtyre djemve që dhanë jetën për lirinë e kombit. Balajn dhe Xheladinin janë dëshmorët e së ardhmes. Ajo për atë që kanë dhënë jetën na mbetet neve ta përfundojmë. Por mbetet në të ardhmen sepse nuk ka ardhë ende”, tha Konjufca.

Familjarët, aktivistët por edhe shumë qytetarë tjerë kanë bërë homazhe edhe tek varret e dy të rënëve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë