Loading…

Bajrami numëron disa arsye pse LDK është bërë më e dëmshme se PDK

  • 30/04/2017 | 13:51

Bajrami numëron disa arsye pse LDK është bërë më e dëmshme se PDK

Shefja e grupit parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami ka përveç që ka paralajmëruar se Demarkacioni nuk do të kalojë, ajo edhe ka akuzuar LDK’në se është bërë, siç ajo është shprehur, më e dëmshme se PDK’ja.


Bajrami ripërsëriti qëndrimin opozitar se kundërshtimi i Demarkacionit është edhe vullnet i qytetarëve dhe si i tillë ai nuk do të miratohet në Kuvend.

Ajo ka akuzuar LDK’në edhe për ikjet e qytetarëve nga Kosova, për fuqizimin e rolit të Serbisë në Kosovë si dhe për krijimin e Gjykatës Speciale, përcjell gazetametro.net

Ky është reagimi i plotë i Bajramit, publikuar në rrjetin social Facebook:

Sa e sa herë keni dashur t’i mashtroni qytetarët se marrëveshja e demarkacionit është në të mirën e vendit tonë, por, fatmirësisht KAUZA jonë e cila është KAUZË edhe e qytetarëve të cilët e kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi qëndron, dhe ju që nga ardhja e juaj në krye të qeverisë jeni kryeministri më i dështuar që nga pas lufta, sepse vazhdimisht ju kanë përcjellur dështimet.

Kjo për faktin se, ju arritët koalicion me PDK-në në kundërshtim me vullnetin e votuese të LDK-së, ju gënjyet popullin se do të qeverisni ndryshe, se do të punësonit mbi 120 mijë qytetarë, ju mashtruat duke bërë fushatë se nuk do t’i atakonit institucionet e pavarura, ju u bëtë edhe më të dëmshëm se PDK-ja, edhe ju e bëtë pjesë e kapjes së çdo segmenti të shtetit e për këtë gjë ju jeni deklaruar publikisht me 4 qershor të vitit 2014 duke premtuar diçka tjetër e duke vepruar krejt diçka tjetër, e thënë të drejtën ju bile ia keni kaluar edhe PDK-së sa i përket kësaj e edhe shumë veprimeve e vendimeve tjera që ju keni marr në dëm të shtetit dhe në dëm të qytetarëve.

Falë bashkimit tuaj me PDK-në dhe LS nga Kosova u larguan mbi 100 mijë qytetarë, falë bashkimit tuaj sot Kosova e ka një Gjykatë një etnike që do t’i gjykojë vetëm ata që luftuan për të na e sjellë lirim të cilin edhe ti sot e gëzon.

Falë bashkimit tuaj Serbia arriti të forcoj ndikimin e saj brenda shtetit tonë kjo pra falë juve.

Por, edhe një herë po duhet me iu rikujtuar juve se marrëveshja për demarkacionin ashtu siç ju po doni ta ratifikoni nuk do të kalojë, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të behet ashtu siç ti ke dashur por do të bëhet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që dëshmoi se e kemi shkelur aktin më të lartë të shtetit në 23 nene dhe nga keq qeverisja juaj sot Kosova mbetet i vetmi vend pa liberalizim të vizave edhe një premtim i juaji i parealizuar, ju dështuat në të gjithë dikasteret por jo edhe në ato borde e agjensione të “pavarura” aty keni ditur shumë mirë të punoni e t’i uzurponi me bashkpartiak.

Thënë ndryshe koha e juaj po ikën dhe ditë të mira do të vinë për Kosovën dhe qytetarët e saj, por pa juve në qeverisje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë