Loading…

Bajrami, Mustafës: Dorëhiqu ose përjetoje rrëzimin e Qeverisë (Video)

  • 09/05/2017 | 23:50

Bajrami, Mustafës: Dorëhiqu ose përjetoje rrëzimin e Qeverisë (Video)

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka dy zgjedhje ose të dorëhiqet ose të përjetojë rrëzimin e Qeverisë nga mocioni i iniciuar nga partitë opozitare.


“Zoti Mustafa i ka dy rrugë: O sonte të jep dorëheqje, ose nesër të përjetojë rrëzimin e Qeverisë”, tha Bajrami në emisionin Kontakt në Tribuna Channel.

Sipas Bajramit, sjellja e Mustafës kundrejt deputetëve të partisë së tij, është alarmante, sepse deputetët duhet të jenë të pavarur.

Bajrami shtoi se deputetët janë në një presion të tejskajshëm nga lideri i tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë