Loading…

Bajrami: Kuvendi joserioz, na thirri në gjysmë të natës

  • 03/05/2017 | 11:45

Bajrami: Kuvendi joserioz, na thirri në gjysmë të natës

Shefja e grupit parlamentar të NISMA për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, ka konsideruar se thirrja për një mbledhje të kryesisë në, siç ka thënë ajo, gjysëm të natës për një mbledhje të zakonshme, tregon se Kuvendi është joserioz.


Ajo ka treguar që as sot nuk është diskutuar për demarkacionin por për pika të zakonshme të rendit të ditës, shkruan gazetametro.net.

‘Joserioziteti është bartur nga Qeveria tek Kuvendi, pasi na thirrën në gjysëm të natës për mbledhje me pika të zakonshme të rendit të ditës’, ka thënë Bajrami.

Ndërkohë, ajo ka sqaruar se janë afër mbledhjes së nënshkrimeve që duhen për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por duke mos treguar numrin e saktë të nënshkrimeve.

‘Jemi afër, por po presim momentin kur të mbledhemi që t’i kemi të gjithë deputetët në sallë’, ka shtuar ajo.

Por, Bajrami gjithashtu ka bërë me dije që nesër do të mbahet një seancë e re, dhe nuk ka përjashtuar mundësinë që të thirret një seancë e jashtëzakonshme gjatë fundjavës nëse nënshkrimet për mocion të mblidhen./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë