Loading…

Bajrami i reagon Mujës për shifrat e papunësisë: Propaganda s’kalon, paguani mësimdhnësit

  • 05/10/2022 | 13:32

Bajrami i reagon Mujës për shifrat e papunësisë: Propaganda s’kalon, paguani mësimdhnësit

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se pushteti është duke manipuluar me shifrat e punësimit, shkruan Gazeta Metro.


Ish-ministrja e Financave i është përgjigjur deputetit të VV-së, Armend Mujës i cili ka thënë se shifra e papunësisë është 17.7 për qind, por Bajrami thotë se kjo shifër është me e lartë, 20.5 për qind – ndërsa për punësimin thotë se nuk është 6.9 për qind.

“Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021.Ndërsa shkalla e papunësisë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%. Shih foton dhe linku i bashkangjitur këtu”, ka shkruar Bajrami në Facebook, teksa ka publikuar edhe të tabela.

Po ashtu Bajrami ka shtuar se Qeveria po manipulon në kohën kur i ka bllokuar pagat e punëtorëve të arsimit.

“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve”, ka deklaruar Bajrami.

Ndërkohë, të martën Banka Botërore përmes një raportu ka treguar se rritja e ekonomisë së Kosovës do të ngadalësohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë