Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK’ja me kundërshtimin e propozimit të tij dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit, po i mbron bizneset, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësja ka thënë se ministri ka thënë shumë të pavërteta sa i përket konferencës së LDK’së, duke thënë se propozimet e tyre, krejt gabimisht i ka lidhur me përfitime të bizneseve.
Ajo e ka cilësuar punën e Hekuran Muratit si të një ”kontabilisti”, pasi sipas saj ai po dëshiron të ketë bilanc pozitiv duke i varfëruar qytetarët përmes tatimeve.
“Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, ka shkruar Bajrami.
Ajo po ashtu tha se bizneseve as nuk u është rritur tatimi e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit. /gazetametro.net
Murati akuzon opozitën se po tenton t’i kursej para bizneseve, me kërkesën për tatimin në pronë