Loading…

Ish -ministri Hasani flet pas shkarkimit: Jam zotuar se nuk bëj kompromis me të keqen

  • 07/09/2018 | 10:29

Ish -ministri Hasani flet pas shkarkimit: Jam zotuar se nuk bëj kompromis me të keqen

Ish ministri i MTI’së, Bajram Hasani është deklaruar për herë të parë publikisht, pasi u shkarkua nga posti që mbante, nga partia e tij të mërkurën.


Përmes një postimi në rrjetin social FB, Hasani tha se ishte zotuar se nuk do bëjë kompromis me të keqen, ndërsa nuk dha arsye të qarta që sollën largimin e tij nga posti i ministrit, raporton Gazetametro.net.

 “Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë. Ditën që i jam futur politikës dhe jam emëruar ministër e kam pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Atë ditë jam zotuar para familjes sime, para miqve dhe njerëzve të këtij vendi se nuk do të bëj kompromis me të keqen.”, shkroi Hasani.

Ai megjithatë falenderoi stafin e ministrisë duke thënë se është munduar të punojë sa më mirë sa ishte në krye të MTI’së.

Postimi i plotë i Hasanit.

E ndjej për obligim dhe të nevojshme që t’ua jap një sqarim pas ngjarjeve të fundit. Siç e dini unë më nuk jam pjesë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë. Ditën që i jam futur politikës dhe jam emëruar ministër e kam pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Atë ditë jam zotuar para familjes sime, para miqve dhe njerëzve të këtij vendi se nuk do të bëj kompromis me të keqen. E kam pranuar këtë detyrë për të punuar për të mirën e njerëzve të këtij vendi. Shpresoj se gjatë kohës sa kam drejtuar me MTI-në, kam arritur tu them stop të këqijave, të kem arritur që të rregulloj segmente të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës, që prodhuesve vendor tu kem ofruar mbështetjen e duhur institucionale dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore. E krejt punët e mira që kemi bërë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti, nuk mund të mendoheshin pa punën profesionale dhe me përkushtim të të gjithë stafit të kësaj ministrie. Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët në MTI, drejtorët e departamenteve, kryeshefat, stafin tim për punën e palodhshme. Bashkë me njerëzit e zellshëm të MTI-së përgjatë një viti kemi bërë punë që nuk janë bërë për një kohë të gjatë. Andaj, u jam mirënjohës secilit veç e veç./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë